Xhezide Selimi: LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI

Besë e shpresë ishe, e mbete simbol i pashtershëm mirësie
nga shpirti i bardhë ngushëllove zemrat tona
me fjalët e qetësisë hyjnore.
Sinonim se si duhet atdheu e si luftohet në paqe për të.
Gurë kristalesh nga bukuritë e paarrira të Kosovës
udhëtuan me ty në çdo cep të botës.
Me një tundje gotash, ndellje respekt e siguri për një shekull miqësi,
me ata pa të cilët s’do vinte liria e munguar shekujsh.
Emri yt bukur shkruhet e thuhet në historinë e Dardanisë Antike,
mbi themelin e fjalëve magjike hiç më pak se: Liri, Pavarësi, Demokraci!
Please follow and like us: