Odise Kote: KA KOHĒ QË GRINDEMI…
Ka kohë që grindemi për ikjet,
Nga ikjet ç’gjurmë mbeten vallë?
Ti je tani krejt e tejdukshme,
E brishtë, e hollë si një membranë.
Nga ikjet në shtigje kujtimesh,
Gjurmë heshtake, shpejt po zbehen.
Gjithnjë ato të pakuptueshme,
Ashtu si shkrimet katalehe.
Ka kohë trishtimesh dhe për ikjet,
Se ikjet shpesh dhe kthime janë.
Ti je tani krejt e tejdukshme,
E brishtë, e hollë si një membranë.
Ka kohē që grindemi për ikjet,
Ka kohë që tretemi për kthimet…
Please follow and like us: