Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Njeriu, enciklopedi më vete

“Thuhet se jeta në planetin e tokës është shkolla më e vështirë në univers. Leksionet e mësuara në këtë shkollē janë bazë për ngritjen e vetëdijes kolektive në tokë dhe asaj universale”, Vlora Obertinca.
“Kur të filloni ta lexoni librin “Vera e shpirtit” do të hasni në një motivim të paparë, i përcjellë me një energji të fuqishme pozitive, saqë do të mendoni se unë paskam jetuar jetën më të lumtur të mundshme dhe se në jetën time nuk qenkam sfiduar fare. Pikërisht për shkak të sfidimeve në jetë, rrëzimeve dhe ngritjeve, edhe kam marrë për motiv shkrimin e këtij libri, sepse jeta e çdo njeriu është një enciklopedi më vete, por parimet e të jetuarit janë të njëjta. Nëse i zbatojmë parimet e duhura, sfidat mund të kalohen më lehtë.
Nuk ka jetë të përsosur, sepse, siç thonë amerikanët, askush nuk është i tillë, i përsosur është vetëm Zoti, krijuesi ynë ose, siç e quajnë shumë njerëz, Inteligjenca e pafundme. Pas shumë e shumë librash të lexuara, shkollave të kryera metafizike, enkas për të kuptuar atë që është mbi trupin tonë, fiziken (metafizike), përcjelljen e seminareve të njerëzve më të shquar në botë për motivim e frymëzim dhe shkencëtarëve të neurologjisë, psikiatrisë, psikologjisë dhe epigjenetikës mendova se do të ishte mirë sikur t’i përmbledh të gjitha këto dije dhe përvoja të mia në një libër, që unë e quaj thjesht, një manual i vogël motivues për jetën”.
Please follow and like us: