Bardha Mançe: Ligësi…

Çfarë forme
Çfarë trupi
Çfarë ecje e dredhje ka ligësia
Si e gjen rrugën
E futet të bëjë viktimë
Dhe ëndrat e mia
Tinzare, e hollë
Apo e trashë dhe ziliqare?
Cila dorë e mbolli atë farë
Në ca trupa qëniesh
Aq të shëmtuara vallë?
Përbindësha pa kokë
Me duar grabitqarë
Instikti i bishës
I sjell ata vërdallë
Ca të shkurtër si të shtypur
E ca të trashë
Ca si skile e ca si djaj
Do kenë jete
Ata akoma vallë?
Please follow and like us: