Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Çdo gjë është kaq e zbrazët sot…

Çdo gjë është kaq e zbrazët sot…
dhe gota mbushet me pika malli,
tek pi, dallgën e puthjes tënde…
Dehet shpirti, për të dy…
Eja, zemër,
merre sërish… syrin gjysëm deti,
pije ti, ndaje gjysëm poezinë,
fjalët fali, s’të duhen,
kur noton në trupin tim…