Albspirit

Media/News/Publishing

Mbështetës të Rezistencës Iraniane, ekspozitë me fotografi në mbështetje të Revolucionit në Iran

Bern, Zvicër—30 nëntor 2022: Iranianë liridashës dhe mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) organizuan një ekspozitë me fotografi në kujtim të dëshmorëve të revolucionit mbarëkombëtar në Iran.

Mbështetës të Rezistencës Iraniane në Bern i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë protestat mbarëkombëtare të Iranit dhe të miratojë një politikë të rreptë kundër regjimit të mullahëve.

Iranianët kërkuan dëbimin e regjimit vrasës të mullahëve nga Kombet e Bashkuara.

Shumë qytetarë zviceranë në Bern e vizituan këtë ekspozitë fotografike dhe shprehën solidaritetin e tyre me popullin iranian. Ata gjithashtu nënshkruan deklaratën e kërkesave të organizatorëve të ekspozitës.

Ditët e fundit iranianët liridashës në Bern nderuan gjithashtu kujtimin e Mahsa Aminit dhe dëshmorëve të Revolucionit të Iranit, veçanërisht dëshmorëve në Kurdistan dhe Baluchestan.

Vlen të përmendet se e mërkura e 30 nëntorit shënoi ditën e 76-të të protestave të vazhdueshme anti-regjim në mbarë Iranin.

Please follow and like us: