Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Shqipëria nuk i ngjan Europës as në protestat

Në asnjë samit të BE, të NATO-s, të G-7, etj. ku në rrugë ka pasur protesta të ashpra, nuk kanë protestuar kurrë partitë parlamentare opozitare të vendeve mikpritëse të samiteve. Kanë protestuar vetëm forca dhe grupe revolucionare antiperëndimore, antiatlantike, anarkiste, maoiste, trockiste, ekologjiste, izolacioniste, okulte, etj.
Protestat në ditët e samiteve të BE, të NATO-s, të G-7, etj. kanë qenë protesta ndërkombëtare me pjesëmarrjen e grupeve, shoqatave dhe individëve të ardhur nga shtete të ndryshme të Europës dhe të botës, dhe kurrë nuk kanë qenë kombëtare vetëm të vendit mikpritës të samiteve.
Protestat në Europë ditën e samiteve kanë qenë kundër samiteve dhe nuk ka ndodhur kurrë në Europë dhe në botë, në asnjë shtet ku janë zhvilluar samitet, që të protestohet duke kërkuar përkrahje nga samitet për interesa të brendëshme politike dhe personale.
Shqipëria as në protesta nuk din t’i ngjajë Europës.
Please follow and like us: