Odise Kote: Kur të më shikosh…
Kur tê më shikosh që çdo ditë zvogëlohem,
mos u trishto, jam duke ikur.
Po e ndjen që me zogjtë e agimit zgjohem,
Gëzo! Është shenjë feste e saponisur.
Si ngrica në dritë të hënës shkëlqejnë,
Ca pyetje hollake marrëzi dhe shpresë.
Të kuptosh nuk qenka zakon kaq i keq,
Që me gurë të moçëm tê ngresh ndërtesë.
Mos u zemëro që rropatem, burimin të gjej.
Atje, ku mëllenja e çafka fshihen nga vapa.
Dashuria s’është siguri, por veç një vjegë,
Që punë të bekuara të lësh mbrapa.
A të kam thënë që ti do të mbetesh lule?
Sepse lulja ka në thelb aromën, pjellorinë.
Sikur e humbur në pus, fshatit të braktisur,
Pafajësia kurrë s’do ta braktisë njerinë.
Nëse më shikon që çdo ditë zvogëlohem,
mos u trishto, jam duke u larguar…
Please follow and like us: