Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: U zgjua nën krahët e vdekjes

U zgjua nën krahët e vdekjes,
lodhur duke qenë njeri.
Biseda me demonët është bërë rutinë.
Besoj se janë miqtë e mi,
të dashurit e mi.
E unë vdes të dua. Ty… përtej tyre.
Megjithëse qëndisen mendimet
në trurin tim.
Dhe… Cigarja ime ngushëllon natën
Qyteti im i mërguar Ti.
Sa afër vdekjes jam.
S’e di.
Nuk do ta besonit dhe po ta dinit…
Unë vdes të të dua ty…

 

Please follow and like us: