Albspirit

Media/News/Publishing

Maestro Bujar Llapaj, ambasador i artit dhe i kulturës shqiptare në Kanada

Vancouver- British Columbia

Dirigjenti shqiptar me banim dhe aktivitet në Vankuver është artist i mirënjohuri i muzikës klasike ballkanike. E përmendëm origjinën e tij, si një specifikë unike pasi muzika është gjuhë ndërkombëtare dhe si e dirigjenti Llapaj është kontigjent elitar për çdo skenë të gjuhës së tij muzikore. Pas formimit profesional në Tiranë dhe më pas në Konservatorin Kombëtar de Rueil Malmaison në Fancë, Bujarit në vitin 2008 iu besua drejtimi si (krye)/Mjeshtër i drejtimit të Orkestrës Simfonike të Bregut Perëndimor (West Coast Symphony). Bujar Llapaj ka drejtuar koncerte në shumë vende të Europës dhe vazhdon me sukses të jetë i ftuar si njëri ndër dirigjentët që ngjitet furishëm në poltronet e shumë orkestrave simfonike duke zbërthyer dhe ekzekutuar me profesionalizëm të lartë dhe ekspresivitet e integritet estetik partiturat e muzikës klasike.
Jo më larg se në qershorin e këtij viti (2022), maestro Bujari shënoi një hap tjetër në përzgjedhjen e repertoit muzikor klasik, duke ofruar për artistët dhe publikun artdashës edhe muzikën polifonike shqiptare. Orkestra e famshme simfonike West Coast Symphony luajti pjesë nga kompozitori i njohur shqiptar Vasil S. Tole, etno-muzicien i mirënjohur.

Në vitin 2010 Llapaj ka realizuar në Vankuver koncertin për 100-vjetorin e Nënë Terezës ku janë luajtur pjesë nga kompozitorë shqiptarë si Çesk Zadeja, Limos Dizdari, Pjetër Gaci etj. Në 2012 ka risjellë për publikun simfoninë dhe suitën “Vajzat e qytetit të gurtë” nga Çesk Zadeja ndërsa më 2017 Suitën e filmit “Skënderbeu“.

“West Coast Symphony“ ka njohur publikun ballkanik me 2 turne (2012,2018) me pjesë kanadeze dhe shqiptare me koncertet në Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Ulqin, Prishtinë, Prizren, Shkup dhe Tetovë.

Një artist i përmasave të tilla është edhe një qytetar me ndjeshmëri të hollë sociale. Do të mbetej disi i mangët efekti i depërtimit të mesazhit muzikor tek dëgjuesi, nëse një artist nuk jeton aktivisht me problematikat e mjedisit shoqëror nacional apo ndërnacional. Kështu Bujar Llapaj njihet dhe vlerësohet edhe për mendimin dhe veprimin kritik ndaj dukurive e praktikave të administratës apo individualiteteve, ndikimi i të cilëve ngadalëson apo pengon zhvillimin në normalitet të progresit, dinjitetit e jetës së përditshme të qytetarëve. Këto dimensione që bart ky artist me angazhimin dhe vetëdijen e tij dëshmojnë shkallën e personalitetit të tij prej atdhetari kozmopolit dhe intelektuali të angazhuar, që nuk njeh kompromis në dëm të bashkatdhetarëve dhe vlerave e kontributit të historisë, kulturës dhe identitetit të kombit të vet. Maestro Bujar Llapaj çmohet për ekspresivitetin logjik, integritetin intelektual dhe vetëdijen profesionale si një urë lidhëse ndërmjet botës emocionale dhe asaj qytetare. Strategjitë e tij profesonale janë shkollë si për muzikantët profesionistë si dhe ato amatorë.

Maestro Bujar Llapaj, ambasador i artit dhe i kulturës shqiptare në Kanada

Please follow and like us: