Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: TË PRESIM DHE PAK

Të presim edhe pak përpara derës së mbyllur

Dy hapa larg diçka është fshehur prej dikujt.

 

Të presim edhe pak me trupin e tjerë, të pritur

Si shiu që s’lag aty ku ka ikur.

 

Të presim edhe pak sa të bëhemi nervozë

Të shajmë njëri tjetrin si bënin balozët.

 

Në një ritëm më pak, si kraharorit një brinjë

Të presim dhe pak të dëgjojmë ç’do të vijë.

 

Të presim edhe pak për të qenë të marrë

Më të heshtur se gjaku, ose krejt të përdalë.

 

Kishim moshën që kishim, të vërtitemi përqark

Ne të dy çfarë ishim, le të presim edhe pak.

 

Do të presim edhe pak, do të presim edhe më

Dhe njëri tjetrit do ti thërrasim që larg.

 

Cili je ti që për mua s’ke zë?

Please follow and like us: