Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Apeli im shkon për të gjitha vajzat dhe gratë

Jam e prirur për pamje dhe mendje bio e të kuruara me dashuri, ecje dhe oksigjen natyre!
Këtë u imponoj edhe vajzave e studenteve të mia sepse personalisht ende bëj ecje çdo ditë 90 minuta, në mëngjes ose mbrëmje.
Me Amin u njoha nga afër diku para dy vitesh tek më solli femijët e saj të artë, Joel dhe Sia te Qendra Xhoi&Xhulia, për pikturë.
Po e pohoj pa rezerva e modesti se janë artistë në të gjitha kuptimet dhe inteligjentë në shkallë sipërore…
E ndërsa Ami më telefonon pas një shkëputje të fëmijëve nga piktura, fjala e parë ishte “do vijnë përsëri fëmijët se më kishte marrë malli…” dhe ajo qeshi e me finesën që e karakterizon më bëri një ftesë për të qenë pjesë e projektit të saj Amis Beaty Club, komunitet me vajza e gra ku shpesh mbajmë leksione, flasim për librin, poezinë dhe të bukurën që vjen nga mendimi.
Sigurisht pak u befasova se ka mijëra vajza e gra që adhurojnë këtë gjë, por pranova pasi Ami ka një personalitet bio të pandryshueshëm, siç ka fytyrën e saj të embël e paqësore!
Dita e fotografimit ishte tepër e bukur edhe për faktin se unë jam mësuar në çdo event të kem një fotograf, përpos Ami me ekipin ma lehtësuan punën e më dhuruan shumë dashuri…
Të jesh e kuruar në ditët e sotme është respekt për veten, por edhe domosdoshmëri, por këshilla ime e vazhdueshme mbetet kurimi, perfeksionimi i mendjes.
Miqësia me Amin dhe përfshirja e pjesëmarrja në këtë projekt është po aq e pastër sa oksigjeni i natyrës!
Aty njoha dhe një modele nga Ukraina që është vendosur në Shqiperi sa të mbaroj lufta në vendin e saj, kishte filluar të fliste shqip dhe ndjehej mirë në vendin tonë, ndërkohë që të rinjtë tanë largohen.
Apeli im shkon për gjitha vajzat e gratë, ndërto veten dhe ekonominë tënde, siguro një pavarësi financiare, pasi është element me rëndësi të madhe për lirinë tuaj individuale!
Please follow and like us: