Manushaqe Toromani: ME MENDJE… A ZEMËR?
Ndoshta një ditë do t’i falem dikujt
Me trup dhe shpirt e zemër
Por në mendje do jetoj me ty
E di, do të quhet tradhti
Por nuk mundem të të harroj
Ashtu si u deshëm
Pa madhështi e heroizma
nuk munda të jem një Zhulietë
E as ti një Romeo
jetuam dhe në dashuri tjera
Pa u flijuar për një të vetme
zemra s’mund të mbetet vetëm
Kërkon gjithmonë aty një tjetër
Por mendja jo
Mendja beson në një dashuri dhe vetëm një
Ti ishe ai që e binde atë
Dhe mbete gjithmonë aty
Për të, si ty s’ka tjetër.
Please follow and like us: