Albspirit

Media/News/Publishing

Vaid Hyzoti: MARRËZITË MË LËNË PA GJUMË

 

Në jetë kam njohur plot vajza të bukura

Por pak prej tyre m’u bënë të afërta.

Ato s’e dinin sa doja t’i puthja,

Por trembesha, më dukeshin maja të larta.

 

Më vinin më të larta se Everesti,

Unë skisha gjunjë të bëja alpinistin.

Vuaja e besoja në magjitë e fshehta,

Pastaj hapja sytë dhe magjitë… iknin.

 

Jam bërë i padukshëm, veç një shtjellë e ajërt,

T’u futesha në bluzë, si fllad krejt i butë.

Dhe sytë e gjinjve të tyre të hapeshin

Edhe të më ftonin t’ua laja me buzë.

 

Jam bërë i famshëm, tamam si Homeri,

Si Alen Deloni unë mora nam…

Veçse u ndjeva dhe si Skënderbeu,

Kur disa kelmendase pashë në Tiranë.

 

Me njërën prej tyre desha të bëj foto,

Ajo, si të gjitha, donte Skënderbe.

…sot qesh me marrëzitë që na falte mosha,

Marrëzitë akoma nuk më lënë të fle!

Please follow and like us: