Yuri Kim merr pjesë në veprimtarinë kundër dhunës gjinore

Ambasadorja Yuri Kim iu bashkua grave aktiviste, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve qeveritare dhe ambasadorëve të tjerë për të përmbyllur 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe për shfaqjen e nismës “Off Violence, Power On” të udhëhequr nga BashArt. Artistë shqiptarë krijuan murale në 14 bashki në mbarë vendin me mesazhe që dënojnë dhunën dhe nxisin barazinë gjinore. Ambasada e SHBA mbështeti me krenari muralen e Elbasanit, në të cilën citohet “Një grua e mençur nuk dëshiron të jetë armike e askujt; një grua e mençur nuk pranon të jetë viktimë e askujt”, nga poetja amerikane Maya Angelou. Gjatë aktivitetit, u ekspozuan postera me të 14 muralet nga e gjithë Shqipëria.

Please follow and like us: