Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro: Letër, tim vëllai!

 

Skicë

 

Rri, më tha nusja e vëllait, rri më shumë pranë nesh!

Pranë vëllait ndihesh e sigurt, sikur një dorë prindi të përkëdhel, mjafton vetëm ta ndjesh pranë!

Unë ndihem e lumtur që jam këto ditë pranë tij, por më e lumtur kur e shoh kaq mirë, jo vetëm për shtëpinë e re dhe të bukur që ka blerë në mes të Çikagos, por që ka një familje të mrekullueshme! Kjo është dashuria e motrës.

Rri, më tha nusja e vëllait, rri më shumë pranë nesh!

Sa do doja!

Por, një motër megjithëse, siç jam unë tashmë, e vetme dhe një dorë vëllai është kaq e dashur dhe të jep siguri, një motër si unë e di që familja e vëllait e ka një bërthamë. Bërthama duhet të mbahet e bashkuar, e shëndetshme që vëllai dhe fëmijët të kenë në radhë të parë shëndetin mendor mirë, pastaj shëndetin fizik.

E di që do thoni, motrën do ndihmojë!

Jam shumë dakord, motra është familje, gjak, por para Zotit, familja mes një gruaje dhe burri është bërthama, që sjell vazhdimësinë e jetës dhe vullnetin e Zotit, kur përpiqesh ta ndryshosh vijnë pasoja të rënda. Familja është në stres, vëllai dhe nusja në stres, deri dhe sherr apo ndarje, fëmijët rriten nën një frymë stresi dhe shëndeti merr tatëpjetën.

Unë e kam provuar në lëkurën time dhe nuk justifikoj zgjedhjet apo gabimet e mia, thjesht them të vërtetën.

Unë jam natyrë luftarake dhe kurrë nuk do bëhesha barrë e vëllait, kam besimin tek vetja dhe mundësitë sot janë të mëdha.

Nëse ke shëndet, ka punë, edhe dy punë do bëja dhe ia del të jesh mirë vetë dhe të marrësh dashurinë e ta kthesh me të njëjtën mënyrë.

Vëlla falemnderit dhe gjithçka keni arritur me punë e përpjekje më lumturon!

Zot falemnderit!

Please follow and like us: