Ismail Xhaferi: THIRRJE
M’u në portë të zemrës sime,
Hyn ngadalë e rri në prag,
Hedh ca borë trazon shpirtin,
Dhe pastaj largohesh prap.
M’u në prag të zemrës sime,
Vjen papritur pa kujtuar,
S’e kuptoj në jam në gjumë,
S’e kuptoj nëse jam i zgjuar?!
Se ti vjen sikur je erë,
Dhe m’a kthen natën në endërr
Pse hedh borë kur une kam ftohtë
Pse m’a shton dimrin në zemçr?!
Se ti shfaqe pak nga pak
Si nje Henë mes reve tretur,
Pse më shpie vite mbrapa,
Pse m’azgjon mallin e fjetur?!
M’u në prag të zemrës sime,
Vjen edhe më thua, zgjohu!
Kaq shume net në prag të zemrës,
Ose hyr, ose largohu!
M’u në prag të zemrës sime,
Si ty nuk më vjen askush,
Nëpër netet e argjendta,
Largon hi dhe zbulon prush.
M’u në prag të zemrës sime,
Vjen ngadalë e rri në prag,
Hedh ca borë më trazon shpirtin,
Hedh ca borë e ikën prapë.