Odise Kote: Ti do të vish…
Ti do të vish, do të vish.
Mban fshehur tê fshehtën,
që më deh trurin
dhe bën gjithçka të mundur.
Bota pas kësaj,
s’është më e panjohur.
Humbet ngrirjen,
bëhet e rrokshme, e zbutur.
Ti do të vish, do të vish,
askush s’të pengon dot,
përderisa era vrapon
pas teje si kalë i hazdisur.
Ti do tê vish, do të vish,
mban fshehur të fshehtën
që më deh trurin…
Please follow and like us: