Yuri Kim: Gjykatësit duhet të japin drejtësi për biznesmenët
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para, duke shtuar se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë.
Më tej ajo theksoi se gjykatësit duhet të japin vendime të drejta, ndërsa e ndalur tek biznesmenët, Kim shtoi se ata duhet të jenë të sigurt kur të blejnë pronat e tyre.
Më tej shtoi se SHBA-të duan që të jenë partner të Shqipërinë dhe se vendimet duhet të merren në përputhje me ligjin.
Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju. Të përveshim mëngët së bashku , të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt të ardhmes që nuk do të na ngecin diku. Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëni përpara drejt të ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, ka thënë më tej ajo.