Albspirit

Media/News/Publishing

DISKUTIME ME STUDENTËT E KOMUNIKIMIT MASIV – GAZETARI TË KOLEGJIT AAB

Sot ka filluar mbajtja e një punëtorie me studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv – Gazetari të Kolegjit AAB. Kjo punëtori është organizuar nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit, me Meridian International Center si partner zbatues dhe Kolegjit AAB. Tema e parë që u trajtua në këtë punëtori ishte “Media në mes: E kaluara dhe e ardhmja: lufta dhe paqja”, derisa të ftuar ishin fotoreporteri Ilaz Bylykbashi, publicisti Ibrahim Berisha dhe gazetari e reporteri i luftës Zeqir Bekolli.

Dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, prof. ass. dr. Hasan Saliu, bëri hapjen e punëtorisë duke i ftuar studentët të marrin pjesë dhe të informohen me periudhat e rëndësishme të vendit, dhe mënyrën se si kanë raportuar mediat atëbotë.

Fotoreporteri Ilaz Bylykbashi, prezantoi para studentëve fotografitë të cilat i kishte realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, demonstratave dhe shumë periudhave tjera të rëndësishme.

Ndërsa publicisti Ibrahim Berisha, diskutoi me studentët në lidhje me mënyrën se si mediat kishin raportuar për luftën në Kosovë, të gjitha ngjarjet në mënyrë kronologjike të cilat kishin shënuar historinë.

Kurse, gazetari e reporteri i luftës, Zeqir Bekolli, duke pasur përvojën direkte nga vendngjarja kur lufta zhvillohej në Kosovë, tregoi në lidhje me përjetimet e tij dhe të qytetarëve të cilat më pas ishin dokumentar me anë të fotove dhe raportimeve nga ai.

Në fund të kësaj punëtorie studentët do të pajisen me certifikata mirënjohje, për pjesëmarrje dhe kontribut në diskutim e bashkëbisedim.

Nis punëtoria e diskutimeve me studentët e Komunikimit Masiv – Gazetari të Kolegjit AAB

Please follow and like us: