Lumturi Nika: Xhulia Kurti, e dyta në botë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”
Kjo vajzë quhet Xhulia Kurti.
Vetëm pak kohë më parë, studentja Xhulia Kurti e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u rendit e dyta në botë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, Gjermani.
Bill Gates i dhuroi librin e tij të fundit Xhulias së bashku edhe me një mesazh përgëzimi për suksesin e arritur. Xhulia është shqiptarja e parë që e ka marrë këtë libër. Këtë ia cilëson ai në mesazhin e dërguar, sepse libri akoma nuk ka dalë në qarkullim dhe sepse ai më shumë ua dhuron librat e tij atyre që dëshiron sesa i shet në publik.
Kjo është Xhulia, kampjonia jonë, krenaria jonë në fushën e teknologjisë. Dhe askush nuk flet për të. Askush nuk e njeh. Sepse Xhulia nuk përbën lajm.
Lajm përbëjnë: Personazhet “VIP, të dashurat e trafikantëve, të fryra me silikone dhe euro të fituara me drogë, me personazhe që ndahen dhe pajtohen tek “Përputhen” dhe kush u puth dhe kush u grind tek “Big brother”