Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Futa e nënëmadhes…

 

 

Krejt fëmijërinë çamarroke, gjunjëvrarë,

fytyrën e llangosur, lotët e pa tharë,

aventurat, botën e rrëshqitshme prej frike,

mërmërima nazesh, gjakosje zgjimesh…

 

Të gjitha kokodashe në futanë e gjyshes.

Shirat me rrëshekë në qafên e malit,

Valëvitjet e erërave që i fryjnë zjarrit,

tingujt e ngrirë mushkërive të janarit,

përrallat e gjëzat netëve të murlanit,

fshehur si pëllumbat në drojën e fajit,

ankthe tê kërthinjta në futanë e  mallit.

 

Gjëmba manaferrash përthellē shportës,

zilka pafajësish dyerve tē moshës,

Tê qeshura kristal si gjurmët e dëborês,

flak’-  urti – durim, në hark të xixëllonjës,

kapriçiot majhoshe, brymës e plojës,

Kuqëlojnë futasē shegët edhe mollët.

 

Gjurmët e diellit, plagët e vendlindjes,

atin, qê flet qiellit me dallandyshet,

Pengjet faqeçjerra, ikjet dhe kthimet,

krejt fëmijërinë gjunjëvrarë, çamaroke,

Botën e përtejme edhe horizontet…

 

Muzikën ajêr që përpêlitetet, si gjethja,

Përbrenda e mban futa e nënëmadhes,

E shtrenjta e shenjta…!

Please follow and like us: