Dea Toçi: NËSE S‘ËSHTË E SHKRUAR

Tokën me qiell mundohesh ta bashkosh
Zotin ta lutësh me shpirt ndër duar,
me gjithë qenien tënde diçka t‘ia kërkosh,
jotja s‘bëhet kurrë nëse s‘është e shkruar.
Fati nuk të pyet sa fort ti e do
nga qielli qeshin shpesh me planet tona,
mund të nëpërkëmbesh a në gjunjë qëndro,
çfarë për ne s‘është shkruar kurrë s‘bëhet e jona.
17. 12. 2022.
Please follow and like us: