NARCIZE MUSTAFI NGA MAQEDONIA E VERIUT, PJESË E MUAJIT “GUEST SPEAKER” TË KOLEGJIT AAB
Me temën “Procedurat operative të Bankës Popullore në tregun e parave”, Narcize Mustafi, përgjegjëse e njësisë së Zyrës së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, ka qenë e ftuara e radhës në muajin e “Guest Speaker” të Kolegjit AAB.
Mustafi, ka treguar në lidhje me procedurat që aplikon banka ku ajo punon dhe sesi funksionojnë ato. Ndër të tjera ajo përmendi edhe problemet me inflacionin në vitet e fundit, duke treguar për studentët e Kolegjit AAB, se si ka vepruar Banka Popullore e këtij vendi.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të lëndës “Tregjet dhe institucionet financiare”, e udhëhequr nga profesoresha e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Florije Miftari.
Narcize Mustafi nga Maqedonia e Veriut pjesë e muajit “Guest Speaker” të Kolegjit AAB