Xhezide Selimi: (S)’dehem për ty
Derdhur në gotë vere më je,
rënkon mallin tim të lodhur,
shikon buzëgaz e zë nuk bën.
Të pi ngadalë, s’dehem me ty,
dehem për ty.
Përshpërite fjalë pendese
faji na mbeti jetim që kur linde ti.
(S)’hamendem të të besoj unë ty,
të pi ngadalë e s’dehem me ty,
dehem për ty.
Lundrove hapësirave të mia t’brishta,
djallose çdo qelizë pafajësie,
se djalli dhe ti jeni një.
Të pi ngadalë dhe s’dehem me ty,
dehem për ty.
Një copë loti nga shpirti shkëpute
Trëndafilat buqetë vese u bënë
Mbledh veten të të dua ty
Të pijë ngadalë, dhe t’dehem në ty
S’dehem për ty
Please follow and like us: