Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: NJË QIELL TJETËR

E kam marrë për dore veten
Dhe plasa ta tërheq për tek një qiell tjetër
Ku s’të thonë “trus”…
Pronarët e qiellit janë harbutë
Të jesh i gjatë do prerë diçka nga vetja
Të bëhesh i shkurtë.
Këtu si të tjerët duhet të jesh
As të dish më shumë as të kesh,
Ndaj e kam marrë për dore veten
Zvarrë po e tërheq…
———-
(Nga libri ‘Mali i hënës”, Rexhep Shahu)
Please follow and like us: