Odise Kote: Fajin nuk e ka ATDHEU…
Fajin që kam ikur nuk e ka Atdheu,
Kur gjithçka shkonte keq, befas gjeta një ëndërr,
Endërr për gjërat që s’i kam ditur kurrē,
Çdo natë shihja shtëpinë si gurët thërmoheshin.
Fajin që kam ikur nuk e ka Atdheu,
Tek shtēpia anës lumit, mbi pemët e dijes,
Qëndronte ekuilibri i diellit, tavolina e punës,
Dhe simptoma shterruese e zbulimit të thellësisë.
Fajin që kam ikur nuk e ka Atdheu,
Kishte kohê që më interesonin trishtimet,
Brengat e rënda në sytē e tjetrit,
gjërat e pambrojtura,
Se miq të mirë kisha humbur, e netë të errëta.
Fajin që kam ikur nuk e ka Atdheu,
ndonëse atje larg e di, të çojnë për tē vdekur.
Please follow and like us: