Dea Toçi: FUNDVIT
Është fundvit…
Çdo plagë që lëngon shkarazi zhduket vetë,
nga e para një kapitull rishtaz për të nisur,
në harresën e kohës ku asgjë nuk humbet
ta hedh të kaluarën si rrobë të braktisur.
Që e vesha me kujdes kurrë pa hekurosur,
i dhashë parfum shpirti aromë kundërmuar,
por në këtë fundvit e pashë të zhubrosur,
si në njëmijë copa më ikte ndër duar.
Është fundi i muajve që do mbeten në hije,
ç‘ka vjen gjithmonë është më e mirë se çfarë shkon,
me fund do ta kthej këtë vit si një pije…
Është koha të riut t‘i marr ç‘më takon!
Please follow and like us: