REKTORI I KOLEGJIT AAB ZHVILLON TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Rektori i Kolegjit AAB, Prof. Bujar Demjaha, bashkë me dekanin e Fakultetit të Psikologjisë, prof. Naim Telaku dhe Prof. Xhavit Rexhaj, kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Gjatë takimit u diskutua përfundimi i projektit të përbashkët, ndërsa dorëzuan edhe librat e abstrakteve të konferencës “Post Pandemic Challenge in Psychology and Education”, e cila u mbajt disa ditë më parë në Tiranë, ku bashkëorganizator ishte Kolegji AAB.
Përfaqësuesit nga dy institucionet gjatë takimit u pajtuan të formalizojnë bashkëpunimin, përmes nënshkrimit të një marrëveshje.
Rektori i Kolegjit AAB zhvillon takim me përfaqësuesit e Universitetit të Tiranës
Please follow and like us: