Emiljano Gjeneral Musica, së shpejti me shumë surpriza
Hermes Nikaj
Emiljano Guza (Emiljano Gjeneral Musica) është nga Shijaku dhe jeton prej trembëdhjetë vitesh në disa vende europiane, ku pesë vitet e fundit merret me koncertet në Itali dhe jo vetëm.
Në një prononcim për mediat, artisti tha se “jam muzikanti më i kërkuar. Unë kam shumë bashkëpunime me këngëtarët më të mirë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pë të arritur deri këtu më është dashur të bëj shumë sakrifica, të kem shumë përkushtim për të qenë një zë i veçantë i këngës dhe për të evidentuar vlerat mbarëshqiptare. Kënga është bashkëudhëtare me të gjithë, pavarësisht bindjeve, përkatësive, besimeve; ajo lehtëson shpirtrat njerëzorë”.
Please follow and like us: