FAKULTETI I KULTURËS FIZIKE DHE SPORTIT TË KOLEGJIT AAB, MARRËVESHJE ME FEDERATËN E NOTIT TË KOSOVËS
Marrëveshja e bashkëpunimit që ndihmon studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, për të kryer pjesën praktike është nënshkruar me Federatën e Notit të Kosovës.
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizikë dhe Sportit të Kolegjit AAB, Prof. Asoc. Dr. Fatmir Pireva, nënshkroi këtë marrëveshje bashkë me Kryetarin e Federatës së Notit të Kosovës, Besnik Halili.
Organizimi i përbashkët i konferencave shkencore, seminareve, tryezave, pjesëmarrje në takime të ndryshme, dhe ndihma reciproke profesionale e informacione tjera, ishin disa nga pikat e marrëveshjes që do zbatohet nga dy palët.
Please follow and like us: