Arif Molliqi: POETË MEDIOKËR

Plisi i bardhë
ushtria që na e solli lirinë
bëhen çirrje
në poezinë e poetit mediokër
ato vargje të pista
si po e durojnë marrëzinë
e njeriut sarhosh
që pa pardon s´pushon së lehuri
më keq akoma
kur në lirinë e letrës
koha pjellë poet dobiçë
nëpër shtypshkronjat e cuklavta
sa çast i vështirë
kur duhet të bashkëjetoj
me imituesin e poetit
që gjë prej gjëje nuk e kuptova
ah, gati harrova
është kohë poetëve mediokër
25. 12. 2022.
Please follow and like us: