Albspirit

Media/News/Publishing

Vasil Gjika: KOMBBËRËSI MID’HAT FRASHËRI DHE KROKODILËT E FUNDIT TË GJIRIZIT KOMUNIST

Mëkati më i rendë që përcaktojnë librat e shenjta është ai i dhunimit të varrit të dikujt. Mbi të gjitha, sepse pasi njeriu ndërron jetë gjithëçka e tij dhe për ‘të, është nën gjykimin dhe meshirën e Zotit. Akoma më e keqe, e shëmtuar dhe e shtrembër duket një punë e tillë, kur ajo kryhet ndaj Krenarisë së Kombit, ballit të shqiptarisë, eruditit që bashkëthemeloi këtë alfabet që përgjatë afër një shekulli gjyshërit, prindrit, ne dhe fëmijët tanë po e shkruajmë, njerit nga etërit themelues të shtetit shqiptar, rilindasit e bir rilindas, MID’HAT ABDYL FRASHËRIT.
S’ka as një javë që ndodhi ajo vepër e ulët e dhunimit të varrit dhe përmendores e këtij Frashërlliu të madh dhe, që në krye te heres duke e gjykuar në kufijtë e “të pamundurës”, shpejtuam ta mëshironim dhe harronim këtë herezi, si një akt më së shumti “i papërgjegjshëm”, “i ndonjë të sëmuri, të mangët”, që “as di dhe as kupton ç’është Kombi apo Atdheu”… Dhe mundoheshim “ta justifikonim/harronim atë ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes!
Edhe më parë reptilë të tillë antishqiptarë, ishin munduar “të nxinin dritën” e portretit të të madhit FAIK KONICA duke i hedhur bojë të zezë mbi bustin e tij. Por këtë radhë ai gjest duket “i moderuar”, kur krokodilët e asaj nate të errët dhjetori, u sulën me qysqi e me vare mbi bustin dhe varrin e Mid-hat beut, për të përmbysur dhe thyer mermerin e tij, në atë Altar të Shenjtë Kombëtar, qe populli shqiptar ka ngritur për nder të etërve të Tij.
Patjetër që, nëmos qoftë një akt nga ndonjë vullnet i të sëmuri mendor (dhe kjo është ende nën hetimin e autoriteteve), kjo me patjetër që është vepër e armiqve të Shqipërisë, siç na provon qëllimi i ulët dhe kriminal e antishqiptar, i asaj bërje.
E ndërsa mendjevrasja për identifikimin e këtij krimi antikombëtar, bredh nëpër skutat e qarqeve shekullore më të errta antishqiptare, në gazetën “SOT” të ditës së Henë, të 26 Dhjetor 2022, lexuam me shqetësim të math e zemërthyer, se këtë krim e “marrin përsipër” krokodilët e mbetur të gjirizit shqiptar komunist. Pa e lexuar aspak traktin komunist, mjafton ne titull etiketimi i Mid’hat Beut, si “horr” dhe “bashkëpuntor” i gjermanëve nazistë!?
Një rreptil Braho-krokodil, mendon se mund të na sqarojë duke përdorur baltën që ati i tij shpirtëror, sllavokoministi që shiti Kosovën, diktatori i pashpirt që masakroi shqiptarët për 45 vjet, krimineli i paskrupuj që dhunoi të drejtat elementare dhe lirinë e shtetasve të tij,… e pra atë baltë që i duhej diktatorit të justifikonte vllavrasjen për të eleminuar pluralizmin dhe demokracinë. Dhe reptili Braho përdor baltën e baltës, duke mos kursyer çdo gjë të zezë, edhe nga fytyra dhe shpirti i tij katran.
Edhe më herët, por sidomos kohët e fundit, edhe përfaqësues kopetentë të historigrafisë enveriste, kanë pretenduar dhe guxuar të përdorin baltën enveriste për të argumentuar “bashkëpunimin” me gjermanët të Mid-hat Frashërit, por mësë shumti, bazuar nëpër deduksione e sillogjizma të metodollogjisë materialisto-marksiste, pa asnjë fakt apo ngjarje konkrete që të provojnë rreshtimin e partisë së Mid-hat Frashërit dhe Ali Këlcyrës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nuk ka nevojë për shumë argumenta për ta rrëzuar ”apollogjinë” e ethshme komuniste kundër Rilindasit dhe birit të Rilindasve dhe themeluesit të Shqipërisë të Pavarur. Do të mjaftonin shkurtimisht vetëm disa nga veprat e larta të tij për shqiptarinë dhe kombin, për të kuptuar se ndërsimi i horrave dhe rreptilëve komunistë, bëhet jo vetëm për të çfronësuar nga Altari, Atin e Kombit Mid-hat Frashëri, por sidomos për të ricikluar figurën kokposhtë të diktatorit, të cilin krimet e renditin krah Hitlerit, Pol Potit, Stalinit, dhe egërsirave të atij lloji që kanë njohur xhunglat e botës.
Mid’hat Abdyl Frashëri është i biri që vazhdoi amanetin e babait të tij për ta bërë Shqipërinë, kur ende në Europë nuk ishte çfaqur fantazma komuniste. Megjithëse adolishent, ai pati dy prindër edukatorë, Naim dhe Sami Frashrin, që e kompletuan atë jo vetëm me “kodin” e nderit dhe patriotizmit të frashërllinjve, por edhe me formimin erudit dhe kulturor, të domosdoshëm për të përballur të gjithë armiqtë e kombit. Dhe të gjithë e dinë sot dhe e vlerësojnë aktivitetin e tij patriotik të nisur në rininë e hershme të 16 vjeçarit.
– Ishte vetëm 27 vjeç, kur të gjithë mendjet e ndritura intelektuale të kombit, e zgjodhën kryetar të Kongresit të Manastirit më 1908, si dhe nënkryetar të komisionit te hartimit të alfabetit (kryetar At Gjergj Fishta, një tjetër shqiptar i madh), ky alfabet që mësojnë fëmijët e shqiptarëve sot, sapo ulen në bangat e shkollës.
– Dihen botërisht (veç atyre që s’kanë sy e veshë, apo janë antishqiptarë) të gjitha përpjekjet dhe veprimet prej koordinatori, që Mid’hat Frashëri realizoi jo vetëm ndër shoqëritë “Bashkimi” të shqiptarëve në Stamboll, Selanik, Sofje, Bukuresht, brenda grupeve patriotike ne Shqipëri, Kosovë dhe Shkup, por edhe në qarqet europiane, sidomos ato të fuqive të mëdha. Dhe kjo punë kolosale e komplementare me dhjetra e dhjetra patriotë të tjerë, u finalizua pas 5 vjetëve me Shpalljen e Shqipërisë, më vete e të mosvarur, më 28 Nentor 1912! Dhe Ati shtetbërës, firmëtari i Aktit të Pavarësisë Mid’hat Frashëri, qëndron plot dinjitet si frashërlli, pikërisht atje ku duhej të ishte dhe s’mund të mungonte! (Për ironi komunistët, duke manipuluar historinë, tentuan ta fshinin Mid-hat Frashrin dhe ta zëvendësonin me baba Çenin dhe, e bënë për 45 vite?!).
– Pikërisht se mbartte vlera të shquara patriotike kombëtare, Mid’hat Frashëri u autorizua me mandat përfaqesimi në Kuvendin Kombëtar të Shpalljes se Pavarësisë, nga shqiptarët që nga Kosova, Shkupi, Elbasani dhe Përmeti, si askush tjetër. Dhe dihet që jo vetëm qëndrimet dhe fjala e tij në atë kuvend, por edhe kontributet që dha në përbërje të Qeverisë së Ismail Qemalit në detyrën e ministrit të jashtëm, ishin dhe mbeten domethënëse dhe vlerëplotë duke ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare ende të rrezikuar dhe, gjithmonë duke shpërblyer besimin e popullit.
– Janë po ashtu të mirëditura edhe kontributet e shquara të kësaj figure të ndritur, edhe në periudhën e luftës së parë botërore, në qeverisjen afatshkurtër të Princ Vied, në vitet 1920-1924 e tentativave të Shqipërisë për t’u orientuar drejt parlamentarizmit dhe demokracisë, e deri von në qeverisjen e mbretit Zog. Ajo qe lehtë shquhet e dallohet është rreshtimi gjithmonë i Mid’hat Frashërit në anën e ndriçuar, të zhvillimit dhe prosperitetit të Shqipërisë, por gjithmonë në përballje të korenteve të brëndshme e të jashtme antishqiptare.
– Edhe në kohën kur murtaja dhe fantazma e komunizmit “të llojit” shqiptar u çfaq, përsëri Mid’hat Frashëri mbajti orientimin e drejtë të tij, për demokraci perëndimore. Ai me krenari e emertoi partinë e tij, “Balli i Kombit” pasi vinte me kontribute historike të pakundërshtueshme. Ai tentoi bashkëpunimin me forcat nacionaliste dhe komuniste që luftonin për çlirim kombëtar. Por, komunistët nën udhëzimet e “shkesit” Tito, e anulluan “Marrëveshjen e Mukjes” dhe u përcaktuan “për dhunën dhe gjakun”.
Po a kishte dhe a kreu ndonjë gabim Mid’hat Frashëri gjatë luftës së dytë botërore në hapësirën shqiptare?
Duke mos analizuar “dekalogun” e Mid’hat Frashërit, mjafton të kujtojmë që formimi i tij pacifist, në shumë qëndrime e bëri që të mos mbështeste veprimet e dhunës së panevojshme të komunistëve. Sot të gjitha idetë dhe qëndrimet që “Balli” sugjeroi ato kohë, janë jo vetëm racionale, por edhe do të shpëtonin kostot e jetëve njerëzore, në të kundërt të qëndrimeve të komunistëve që frymëzonin “gjakderdhjen e fukarasë”.
Por nuk ka asnjë bashkëpunim të Mid’hat Frashërit,
– As në rastin “Dalmazzo-Këlcyra” në Mars 1943 (as sot nuk është publikuar ndonjë dokument i nënshkruar si i tillë, pasi ishte vetëm një përpjekje e Ballit, për të negociuar me italianët mosndëshkimin e popullsisë civile, në rast të goditjes luftarake të armatosur, e cila as u formalizua dhe as u firmos);
– As në ndonjë rast të pretenduar të bashkëpunimit me gjermanët.
E gjithë sajesa e komunistëve, për të bërë fajtor Ballin shpjegohet për rrethanat e përcaktimit të forcave të Rajh-ut si “kalimtare” në territorin shqiptar, si dhe për të justifikuar masakrat që komunistët kryen ndaj popullsisë civile “që s’donin të luftonin pushtuesin”, si në Lushnjë (Mehmet Shehu), Lumë (Shefqet Peçi), Grehot, etj. të cilat ishin vllavrasje ndaj “bashkëpuntorëve që nuk na lenë të luftojmë pushtuesin”, si justifikim. Për të qënë objektiv duhet të pranojmë edhe mosarritjen e komunistëve për ta organizuar formacionin luftarak, përballë anarshisë dhe sektarizmit të “komandantëve” të “shquar” që ekzistonte ne hapësirën territoriale, pasi ishin më tepër të interesuar për ta pervetësuar sesa për ta organizuar luftën çlirimtare.
Kësisoj është jo vetëm e gabuar, por një shërbim i panevojshëm ndaj kauzës së humbur të enverizmit, ta trajtosh si armiqësor antikomunizmin e Mid’hat Frashërit. Mid’hat Frashëri jo vetëm që ishte antikomunist në themel, por edhe i paralajmëroi shqiptarët për pasojat e renda dhe tragjedinë që u kishte rezervuar murtaja komuniste, të cilin e konsideronte njësoj si “sëmundja e qenve të tërbuar”. Po a mund te jetë ai përgjegjës, pse profecia e tij u vërtetua!?
Prandaj me të drejtën e të vërtetës të mijra e mijra viktimave të komunizmit, presim nga këta Braho-krokodilë, Milo-reptilë të na shpjegojnë dhe përgjigjen:
– Si e justifikojnë bashkëpunimin e tyre 40-vjeçar për dhe në shërbim të diktatorit dhe regjimit kriminal anadollak që mbolli tokën shqiptare me eshtrat, gjakun dhe vuajtjet e shqiptarëve?
– A ndjeni sadopak përgjegjësi?
– A do kërkoni falje ndonjëherë?
Kërkoni ndihmën e Zotit bastardë, që t’ju fali për solidaritetin qe tregoni me krimet e atit tuaj shpirtëror, që ta shpëtoni shpirtin vrastar.
Kurrë mos guxoni të përbaltni figurën e ndritur të Atit, themeluesit, patriotit Mid’hat Abdyl Frashëri!
Please follow and like us: