Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Urrejtja dëshpëron jetë njerëzore

 

MOS LEJONI ASKËND T’IU PËRFSHIJË NË VORBULLËN E VET NEGATIVE

“Urrejtja e përhershme shkakton sëmundje të rënda dhe të pariparueshme për trupin tonë“,  Vlora Obertinca.

“Dijetarët amerikanë të neurologjisë dhe epigjenetikës, tanimë kanē arritur ta vërtetojnë edhe shkencëtarisht se, energjia negative si urrejtja, shkakton ndërrimin e gjendjes së biokimisë trupore të njeriut ashtu që, qelizat nga gjendja e shëndoshë transformohen në qeliza të sëmura.

Ka situata në jetë kur njeriu sprovohet dhe provokohet deri në shkallën më të lartë për të urryer dikë, sepse disa njerëz janë të gatuar për t’i urryer për shkak të mënyrës së vrazhdë të qëndrimeve dhe sjelljes së tyre. Kjo sepse ata një jetë të tërë jetojnë nga urrejtja dhe nuk i ka mësuar askush se si duhet menduar dhe jetuar më mirë.

Kur ndesheni me këtë kategori njerëzish, mos lejoni t’iu fusin në vorbullën e tyre negative sepse ata ushqehen me energjinë e juaj pozitive në shkëmbim të energjisë së tyre negative, energji kjo që e merrni si me magnet dhe ju çon deri në sëmundje të rënda.

Andaj mos mbani urrejtje, jo për shkak se ata njerëz nuk e meritojnë urrejtjen, por për hir të mirëqenies suaj.

Me mendime lirojeni urrejtjen në Univers dhe le të udhëtojë e le të kthehet tek burimi i vet, te personi që e ka shkaktuar urrejtjen.

Në fund të fundit, urrejtjen trajtojeni vetëm si një mendim e mendimin mund ta ndërroni në çdo kohë. Jeta është e bukur andaj, gëzojeni me medime të bukura, që ua lumturojnë shpirtin dhe shërojnë trupin njerëzor”.

Please follow and like us: