DY STUDENTET E KOLEGJIT AAB PËRFUNDOJNË ME SUKSES STUDIMET NË NORVEGJI FALË ERASMUS+
Bashkëpunimi i vazhdueshëm i Kolegjit AAB me universitetet më prestigjioze ndërkombëtare, u jep rastin studentëve të vazhdojnë studimet në shumicën prej tyre qoftë semestrale apo vjetore.
Diellza Salicana dhe Erza Mushkolaj, dy nga studentet e dalluara të Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB nga niveli master, përmes programit për shkëmbimin e studentëve Erasmus+ ishin pjesë e sistemit arsimor skandinav, në njërën nga universitetet më të mira private në Norvegji, “NLA Høgskolen”.
Diellza dhe Erza, thanë se përveç familjarizimit me një sistem tjetër akademik, kjo përvojë u ndihmoi të zgjerojnë diapazonin në sfera të ndryshme të jetës, duke takuar njerëz nga mbarë bota dhe duke eksploruar vende më turistike në Evropë.
Ato inkurajojnë studentët e Kolegjit AAB, që të paktën njëherë gjatë studimeve të jenë pjesë e programit Erasmus+, për të pasur një përjetim të pazëvendësueshëm.
Dy studentet e Kolegjit AAB përfundojnë me sukses studimet në Norvegji falë Erasmus+