Odise Kote: SHKOVA DHE NUK TË PASHË…
Shkova ndë udhë të mendjes dhe s’të pashë …
Pas çdo kthese – kujtese, myshk i përhimtë.
S’e gjeta as të çarën në mjegullinën e bardhē.
Sepse ty askush nuk të harron gabimisht …
Do kalojë edhe kjo! Gjyshja ime thoshte,
Dhe ngrinte e palëvizur nē celuloid.
Memoria që zbehej, tretetj, shpirtërohej,
Krejt si dëbora përmbi Trebeshinë.
Vetmitar do pres shira egër – butë maji.
Shenjat e çuditshme atje larg në horizont.
Ndoshta pikturohesh në kujtesë të mallit,
Sepse ty gabimisht askush nuk të harron…
Shkova udhës së kroit dhe nuk të pashë…
Please follow and like us: