Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Kompozitori i famshëm dhe muzika brenda nesh

“Bethoveni ka komponuar simfonin nr. 6 duke qenë i shurdhër. Ndonëse në këtë gjendje, ai ka jetuar në harmoni me kërkesat e shpirtit të tij, andaj edhe kompozimin e ka shkarkuar drejtpërdrejt nga shpirti në notat e pentagramit dhe kështu ka krijuar një kryevepër muzikore”, Vlora Obertinca.

“Dhuntitë me të cilat vijmë në këtë jetë janë nga më të ndryshmet, për çdo njerin nga ne. Rrethi në të cilin jetojmë shpesh herë edhe na e imponon ta përzgjedhim madje edhe profesionin tonë, duke qenë që disa profesione shihen me sy adhurues, bie fjala doktor apo biznesmen…

Ajo që nuk analizohet fare është që, jo secili është i lindur për doktor, këngëtar apo aktor dhe kështu zgjedhen profesionet në mënyrë të gabuar.

Profesioni dhe çdo gjë në jetë përzgjidhet më së miri kur ne e ndjekim pasionin tonë, duke bërë atë që na e do shpirti, sepse shpirti është barometri më i saktë i mirëqenies sonë fizike dhe psiqike.

Në këtë mënyrë edhe e bëjmë punën që e adhurojmë, edhe na sjell të ardhura të mjaftueshme, sepse puna është në harmoni me dëshirën, e dëshira është në harmoni me zemrën dhe shpirtin, andaj në këtë rast nuk mund të gabojmë asnjëherë.

Edhe nëse e zgjedhim një profesion që nuk e kemi shumë për zemër, nuk është vonë kurrë të bëjmë atë që na e do zemra si punë të dytë apo edhe hobi.

Edhe pse me profesion jam eksperte e tregjeve financiare, unë çdo ditë i harxhojë dy orë në ditë duke përgaditur motivimin e radhës për miqtë e mi në ‘Facebook’ sepse kjo gjë më bën shumë të lumtur, madje ndihem mire shpirtërisht  që kam bërë qoftë edhe një shërbim minor për popullin tim.

Secili prej nesh ka një muzikē të pa luajtur brenda vetes. Andaj dëgjojeni shpirtin – jo Egon dhe mos vdisni me muzikën e paluajtur brenda jush, sepse kjo muzikë nuk është dedikuar vetëm për ju, por nëpërmjet jush ndahet me të tjerët”.

Please follow and like us: