Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Zemra

Leka Rudha: Siluetë femre

 

Askush s’bën dot komandë në zemër,

Me urdhera a me zë,

Se zemra ngjan me një të dehur,

E s’pyet për asnjë.

 

Askush në zemër s’komandon,

Dhe natyrisht s’ka faj,

Se zemra do edhe urren,

Sipas qejfit të saj.

 

Askush nuk komandon në zemër,

Askush s’ngre dot stuhi,

E di ajo kur rreh ngadalë

Kur rreh me shpejtësi.

 

Se zemra është diçka hyjnore,

Që ëndrra lind dhe tret,

Që rreh kur ndjen diçka përbrenda,

Dhe digjet kur do vetë.

 

Ss zemra s’njeh ligj e logjikë,

Me urdhër s’qan e s’qesh,

Nuk do t’ia dijë ajo për mbretër,

Se është vetë mbretëreshë.

 

Se zemra ka një tjetër rregull,

Dhe s’blihet me para,

Një milardieri i mbyll portën,

Kur do një fukara.

 

Askush s’bën dot komandë në zemër,

As çastin më të errët,

Më shumë dëgjon dy sy të bukur,

Se sa me dhjetra njerëz.

 

Se zemra është thjesht ëngjëllore,

Është det  por edhe zjarr,

Ajo hap portën kur do vetë

Ajo nuk ka pranar.

 

Askush s’ bën dot komandë në zemër,

Me urdhër a me zë,

Se zemra ngjan me një të dehur,

Që s’pyet për asnjë.

Please follow and like us: