Vlora Obertinca: Frekuenca e dashurisë…
“Frekuenca e dashurisë bashkon mendjen, trupin dhe shpirtin në një”, Vlora Obertinca.
“Çdo organ nē trupin tonë ka inteligjencën e vet dhe frekuencën në të cilën funksionon. Madje, çdo qelizë në trupin tonë i përmban të gjitha informacionet për organizmin tonë.
Mësime këto që nuk i kemi ditur më parë, por nuk është vonë kurrë që të mësojmë dhe të aplikojmë diçka të shëndetshme për veten tonë. Jemi programuar ta helmojmë trurin me informata negative siç janë sëmundjet, pandemitë, luftërat, konfliktet, etj.
Por, a ndalemi të mendojmë ndonjëherë se sa të dëmshme janë këto informata për organizmin tonë, duke qenë që çdo organ i yni ka frekuencë komunikimi.
S’do mend se këto informata negative kanë ndikim negativ dhe çojnë organizmin tonë ngadalë drejt sëmundjeve. Atëherê, pyesim veten: Çfarë duhet të bëjmë?!
Bëjmë mirë sikur më mendjen tonē çdo ditë t’i dërgojmë dashuri çdo organi të trupit tonë për shërbimin që na e bëjnë pêr 24 orë pa ndërprerje, edhe kur ne flejmë. Frekuenca e dashurisë shëron çdo gjë sepse, është frekuenca më e lartë në Univers. Është e vetmja frekuencë energjetike që njeriu nuk ka arritur ta manipulojê me asnjë formulë shkencore.
Andaj them, dhuroni dashuri trupit tuaj në mënyrë që ta gëzoni jetën dhe të jetoni në harmoni me mendjen, trupin dhe shpirtin”.
Please follow and like us: