Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Njerëzit e rrallë të dashurive pa kushte

“Njerëzit që na dhurojnë dashuri të pakushtëzuar janë mësuesit tanë, që na mësojnē leksionet më të vështira në jetë”, Vlora Obertinca.

“Kur diçka vjen lehtë në jetë jemi të prirur qē ta neglizhojmë sepse nuk u munduam fare për të. Bie fjala, në dashuri, kur ne marrim intimitet të pa kushtëzuar, mendojmë që ajo dashuri do jetë gjithmonë për ne aty. Nganjëherë mendja e lehtë na bën të mendojmë që jemi tepër të bukur, tepër të mençur apo edhe jemi shumë të suksesshëm, të pasur dhe se është e nënkuptueshme që të gjithë na adhurojnë e me këtë vjen edhe dashuria pa kushte si pako merituese. Madje edhe mund të na rritet mendja dhe të mendojmë se jemi të pazëvendësueshëm sepse dikush na dhuroi dashuri pa masë, një dashuri të papërjetuar, një dashuri hyjnore që vetëm mund ta kishim lexuar në romane, por jo edhe të përjetuar.

Zakonisht gjinia mashkullore, duke u ndjerë tradicionalisht si shtylla financiare në familje, e ka të programuar trurin në atë mënyrë që duhet të dominojë në lidhje dashurie dhe instiktivisht ‘blejnë’ dashurinë, pa e kuptuar fare se çka janë duke bërē. Ashtu që një ditë kur ‘blerja’ harxhohet, zhduket dashuria. Vallë çka ndodhi, pyesin vetveten?! Dhe kështu vazhdon ky ritual, prej një lidhje në tjetrën dhe ‘çuditërisht’ përsëritet skenari i njëjtë. Kjo sepse kanë përpara leksionin më të vështirë para vetes, të cilin dështuan ta mësojnë disa herë. Në një moment Universi u dërgon sfidën e radhës, MËSUESIT për t’ua dhuruar falë mësimin e pamësuar, ashtu që vjen një dashuri engjëllore në jetën e tyre, si diçka UNIKE.

Kjo ndeshje me ‘ëngjëllin’ që ju dhuron çdo gjë që mund ta dëshirojë një njeri në dashuri dhe në jetë, i bën të frikësohen dhe të ikin, sepse kjo sigurisht ka një ‘bisht’ dhe mund ta pësojnë keq këtë radhë, pasi dashuria nuk vjen lehtë, duhet munduar, duhet paguar, duhet vuajtur… dhe kështu dështon mësimi i leksionit jetik!

Njerëzit që dhurojnë dashuri pa kushte janë shumë të rrallë dhe nëse i takojmë në jetë, hyjmë në grupin e njerëzve të bekuar. Kjo sepse, këta njerëz dhurojnë dashuri dhe çdo gjë tjetër që kanë, në kēmbim të asgjëje.

Andaj, më mirë të mësojmë leksionin falë me mësues, se sa të përplasemi me shfrytëzues”.

Please follow and like us: