Xhezide Selimi: Pafundësi shpirti…
Tek dritarja pash diellin e shkrirë në re
Ashtu ti u shkrive n’zemrën time
Qielli mbeti pa diell, unë mbeta me ty
Të katërt u bëmë një.
Zogjtë janë përhumbur me gjethet
që harroi vjeshta ime
Duke krijuar pafundësi shpirti në mjegullnajën
që gatoi ky vit i ri.
Në pejzazhe dimri, zemra më është ngrirë
dhe s’pret një këngë a fjalë hareje.
Ato ikën me erën, për të krijuar shi
të njelmët në gropëzat jeshile.
Dhimbja me membranë klorofilesh mbështjellur, fytin e skuqur me pak verë të ngrohtë ngushëllon, shpirtin ia fala pyllit të mërzisë,
ty, veten time.
Please follow and like us: