Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspertja e Turizmit, Migena Kamberi: Ja destinacionet që të shijoni verën në dimër!


Të mendosh për Verën në periudhën e Dimrit është gjëja më e bukur. Shpeshherë na ndodh që të mos ndahemi kurrë nga aroma dhe freskia e detit. Megjithatë, stina e verës njihet si periudha e muajve të plotë të qershorit, korrikut dhe gushtit në hemisferën veriore dhe atë të muajve të dhjetorit, janarit, dhe shkurtit në hemisferën jugore.
Sapo kemi kaluar periudhën më të bukur të festave, Krishlindjen & Vitin e Ri, na merr malli për stinën më të bukur që është vera. Nuk ka mënyrë më të mirë për të mposhtur të ftohtin e dimrit duke vizituar destinacionet më të bukura me një klimë tropikale. Si mund të shijojmë ngrohtësinë e diellit, temperaturat e ngrohta në periudhën e dimrit?
Ky artikull është pikërisht për ata që vendosin të rrëmbejnë valixhet, të përjetojnë magjinë e stinës së verës pikërisht në periudhën e dimrit.

Disa këshila se ku mund të udhëtoni këtë Janar!

1-Phuket (Thailand)
Padiskutim Phuket është një ndër destinacionet më të mira per t’u vizituar në janar. Nuk duhet t’ua privoni syve plazhet e arta, sportet emocionuese ujore si dhe jetën e natës.

Ndër atraksionet kryesore të qytetit mund te përmendim: Qyteti i Vjetër Phuket, Rruga Soi Bangla, Plazhi Patong, Phi Phi, Koh Panyee, Plazhi Kata Noi, Ishulli James Bond dhe sigurisht nuk duhet të harrojmë pjesën e Safarit në Xhungël, zhytje në skuba, snorkeling dhe surfing në ujë.

Temperatura mesatare gjatë kësaj periudhe arrin nga 23°C deri në 31°C që do të thotë është shumë e përshtatshme per ta vizituar në këtë periudhë.
2-Bali (Indonezi)
Bali është nga ato destinacione që vizitohet pothuajse gjatë gjithë vitit, por periudha më e bukur për të vizituar ishullin e perëndive është muaji janar. Eshtë muaji ideal për të sapomartuarit ku mund të kalojnë muajin e mjaltit. Në këtë muaj pjesa më e madhe e turistëve largohen që do të thotë kemi mundësinë të shijojmë plazhet e qeta dhe të prenotojmë hotele me çmimet më konkuruese.
Vëndet më të bukura per tu vizituar jane: Kuta, Ubud, Seminyak, Gili ndërsa atraksionet më të vecanta qe kurrsesi nuk duhet të largoheni pa i parë janë: Tanah Lot, tempulli Uluwatu, Tarracat e orizit dhe mali Batur. Moti është i ngrohtë dhe temperaturat mesatare gjatë kësaj periudhe arrijnë nga 23°C deri në 29°C.
3- Maldivet
Maldivet është vendi ku ëndërrat marrin një emër . Jam e sigurtë që është destinacioni më i njohur dhe më i preferuari për secilin nga ne. Eshtë vendi ku ndodhen ishujt më të bukur në botë, një vend i cili ka detin blu kristal dhe shkëmbinjte nënujore më të vecantë. Janari është koha ideale për të vizituar Maldivet pasi mund te shikojnë sportet e pafundme nënujore.
Vëndet më të bukura për vizituar: Maafushi, Addu Atoll. Atraksionet kryesore turistike që nuk duhen humbur pa pare: Island hopping, Snorkeling si dhe restorantin e famshëm nënujor Ithaa. Temperatura mesatare gjatë kësaj periudhe arrin nga 25°C deri në 29°C. Eshtë një nga destinacionet më të bukura në botë i sygjerueshëm si për cifte dhe për familjet.
4-Sri Lanka
Sri Lanka është destinacioni i cili ofron një serë përvojash, nga pushimet e plazhit me diell deri tek nje shikimi i maratones se kafshëve të egra, sportet aventureske që pompojnë adrenalinës dhe peligrazhin në disa nga qytetet më të vjetra në botë.
Vendet më të bukura për t’u vizituar: Nuwara Eliya, Bentota, Colombo, Kandy.

Atraksionet kryesore të cilat nuk duhet ti humbisni pa i parë: Tempulli i Shpellës Dambulla, Galle, Kalaja e Shkëmbit Sigiriya, Mirissa, Parku Kombëtar Yala, Shtëpia e Elefantëve Pinnawala, Bentota dhe Kandy, si dhe gjërat më të bukura për tu bërë janë: Safari me kafshë të egra, zhytje në skuba.
Temperatura mesatare gjatë kësaj periudhe arrin nga 20°C to 28°C.

Nëse doni të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme ajo është vetëm Sri Lanka.
5- Seychelles
Seychelles janë shtëpia e një klime tropikale dhe të ngrohtë gjatë gjithë vitit, me një temperaturë mesatare midis 26 dhe 32 gradë. Falë vendndodhjes së saj ekuatoriale, Seychelles nuk përjeton shumë ndryshime, dhe për këtë arsye moti është ideal gjatë gjithë vitit për pushime. Male të larta, plantacione të gjelbra të harlisura, ujë të gazuar të oqeanit, plazhe të ndezura dhe laguna vezulluese – Seychelles i ka të gjitha. Përveç admirimit të peizazhit të mahnitshëm, ka një gamë mahnitëse të gjërave më të mira për të bërë në Seychelles. Ju mund të ecni në shtigje malore, të ngjiteni në shkëmb, të bëni fotografi unike të florës dhe faunës dhe më shumë. Nëse po planifikoni një arratisje në këtë vend magjepsës, atëherë itinerari juaj është i paplotë pa
aktivitetet kryesore që duhet të kënaqeni. Mahé (Plazh, snorkeling, breshka, kazino dhe muaji i mjaltit), La Digue, Praslin, Viktoria, Beau Vallon, Aldabra, Silhouette Island, Grand Anse Praslin.
Mos u mendoni gjatë por prekni këtë magji që afrojnë vetëm udhëtimet…!

Please follow and like us: