Vlora Obertinca: Mall…
Loti i nxehtë rrjedh në fytyrën time
E ti je larg dhe s’e ndjen dhimbjen me trishtime,
Loti lotin s’e pret
Shkojnë rrëke teposhtë,
E zgjon mallin e heshtur
Se goja s’mund të flas.
Malli i zgjon kujtimet
Nga një dashuri e kaluar,
Që Zoti e shkroi
Për t’u parë e dashuruar.
Kështu e mendoja unë
Po vallë si e mendoje ti?
Të biem në dashuri
E të humbemi përsëri.
Ti në një kontinent
Dhe unë në tjetrin,
Si ka mundësi
Të mos të shoh
E vuajtja të jetë e madhe sa deti.
Kujt t’i them se më deshe?
E të prita me aq mall
Për të dëgjuar
Se më ke miken më të mirë,
Derisa të jemi gjallë!
29 Maj 2021.
Please follow and like us: