Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Gjurmë grafitesh

 

E ngopur gjumë, këmbë e veshë

u zgjova me ëndrrën që se pashë

mblodha dëshirat e panumërta,

në sirtar qelqi i vendosa.

 

Atë të vërtetën do ta puthë e do ta

ngjall kur jetësohet e pamundshmja.

Në sytë jeshile kishte gjurmë grafitesh që grumbulloheshin në bisht të syrit.

 

Buzët e tulta, janë tharë nga mungesa

e lëngut që rrjedh nga gjëndrrat tua,

me krejt enzimet, substancat e ujin

pa ngjyrë të qenësisë sate.

 

Pikat e fatit do të më sjellin tek ti, e di.

Please follow and like us: