Ndahet nga jeta futbollisti Gianluca Vialli
Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit italian, Gianluca Vialli. Ai nuk ia doli të fitonte betejën me kancerin, në moshën 58-vjeçare.
Fituesi i Ligës së Kampionëve me Juventusin, u diagnostikua me tumor në pankreas në vitin 2017. Së fundmi gjendja e tij u përkeqësua. Ai u shtrua në një spital në Londër, ndërkohë që familja ishte vendosur pranë tij.
Ai u bë një legjendë e Sampdorias dhe më pas u transferua te Juventusi ku fitoi Championsin dhe në vitin 1996 kaloi te Çelsi në Angli.
Në vitin 1999, Viali u bë trajner i Çelsit dhe pas dy vitesh kaloi te Uatfordi. Ai gjithashtu ishte pjesë e suksesit të Italisë në EURO 2020, si ndihmës-trajner i Mançinit.
Please follow and like us: