Albspirit

Media/News/Publishing

Jaho Margjeka: BALADË PËR SYTË

Tik e tak, tik e tak,
Troket ora, troket era,
Hap dritaren, hap dhe derën
Dhe çudi, askënd nuk shoh.

E unë veç syve u besoj.

E prap e prap tik e tak,
Hapur dera dhe dritarja,
Dhe askush… asnjeri,
vetëm era që këndon.

E tik e tak, e tik e tak
troket zemra, troket era.

E unë veç syve u besoj…

Please follow and like us: