Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Hajdute e madhe nuk është pastruesja, por zyrtarja e shtetit, Alda Klosi

Një pastruese vjedh në shtëpinë e Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të ish ministrit Arben Ahmetaj, rreth 500 mijë euro. Nuk dua te ndalem fare tek akti i pastrueses ordinere që natyrisht është i dënueshem, por tek ‘viktima’ Alda Klosi.  Këto euro të vjedhura në shtëpine e saj nuk janë të fituara me punë të ndershme, por janë vjedhje e pastër. Pozicionet e saj të punës e kanë mundësuar të vjedhi deri në pangopësi. Por nuk është vetëm Alda që ka vjedhur shqiptarët. Janë me dhjetra e me qindra zyrtarët që në këto 30 vite kanë grabitur djersën dhe kanë pirë gjakun e popullit. Pikërisht se lekët e popullit përfundojnë në xhepat e një pakice pensionet, asistenca sociale, rrogat etj janë qesharake. Ndërsa pushtetaret për 30 vite flenë në dyshekë të mbushura me euro, shume njerëz të ndershëm flenë në dyshek me kashtë dhe burgosen se nuk paguajnë dot energjinë elektrike.

Please follow and like us: