Kur Kastriot Myftaraj kërkonte arrestimin e Alda Klosit
Alda Klosi është zyrtarja që e kishte të mbushur shtëpinë me mijëra euro, të cilat u vodhën nga pastruesja dhe djali i saj. Mësohet se ajo ka pasur në shtëpi më shumë se 500 mijë euro, pasi pastruses i janë gjetur 400 mijë euro në tubin e aspirimit, që dyshohet se janë të marra në banesën e Alda Klosit. Alda Klosi është krahu i djathë i Arben Ahmetajt. Ai e ka pasur atë drejtoreshë kur ka qenë në detyrë dhe siç raportonte i ndjeri Kastriot Myftaraj, Ahmetaj, në çdo institucion që ishte e merrte Alda Klosin pas tij. Gjithashtu, gazetari i ndjerë, kërkonte arrestimin e saj, pasi ajo ishte një nga zyrtaret e përfshira në aferën e inceneratorëve dhe nuk është çudi që këto para të jenë qokat e korrupsionit për inceneratorët. Grabitja që ka bërë pastruesja e shtëpisë, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, duket se ka nxjerrë zbuluar bashkëpunimin e Ahmetajt dhe Klosit për fshehjen e mijëra eurove.
Disa muaj më parë, Kastriot Myftaraj thoshte: Kjo Alda Klosi ka qenë drejtoreshë për koncesionet, edhe për incineratorin. Kudo ku ka ikur Ahmetaj e ka marrë me veten Klosin. Klosi është në kryeministri tashmë. Kur u bënë ato procedurat e incineratorëve, kjo i ktheu përgjigje ministrisë së Mjedisit me shpejtësi të rrufeshme.