Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: BORXHI IM

 

Borxhi im ka tridhjetë vjet që ka vdekur.

I uroj paqe!

Prej asaj lënde iluzore, të pandjeshme, të paprekshme,

që rend si fantazi e mbijetuar me galop.

 

Dhimbja bëhet e kuqe, inkadeshente,

i bie borisë së lamtumirës e ndez dy prozhektorë.

 

Ua mbush kokën ziliqarëve me fakte që nuk lëvizin.

Gjithë ato pallavra mbi objektivitetin,

pa e shfaqur thellësinë si marramendje, aspak.

 

Mohimi i plagëve vjen nga fuqia.

Ndaj nuk u jep asgjë të rrëshqitshme,

që bën lidhjen e dukurive në shkak.

 

Jeta ime, si e gjithë të tjerëve është lumë misterioz,

e pakthyeshme,

Copëz urtësie, frika sorollatet rrugëve të qelqta.

 

Trembet vetëm kur bie shiu i bardhë, idetë e befta.

E dëgjon si toka kërcëllin?

Dashuria qenka më jetëgjatë se urrejtja.

 

Borxhi im ka tridhjetë vjet që ka vdekur,

nuk është ende një tren në ikje…

Please follow and like us: