Vlora Obertinca: Një njeri që të do prej së vërteti…
“Një njeri që të do prej së vërteti, ai njeri bëhet pishtar për ta ndritur rrugëtimin e jetës tënde“, Vlora Obertinca.
“Po jetojmë në një kohë kur njerëzit e kanë të vështirë ta njohin njëri-tjetrin dhe qëllimet në prapavijë. Kohërat kanë ndryshuar dhe vështirë ta kuptosh edhe mikun qē e quan mik. Një pjesë e vogël jeton ende për një pëllëmbë fytyre e shumë jetojnë për interes. E vështirë për ata që janë edukuar në frymē të bujarisë dhe fisnikërisë njerëzore, virtyte këto që e mbanin gjallë dikur popullin tonë. Për një periudhë më pak se 3 dekada kanë ndodhur transformime drastike në edukatën, kulturën dhe personalitin njerëzor brenda popullit tonë. E dhimbshme kjo sepse po na mungon thënia e dikurshme ‘Bukë, kripë dhe zemër“. Nuk kemi qenë kurrë popull i pasur materialisht, por të pasur shpirtërisht.
Sot, kur njerëzit vrapojnë natë e ditë për të bërë para me çdo kusht, shkelin fjalën dhe besën, shkelin nënën dhe babanë e kur i shkelin ata, mos të flasim për shkeljen e miqve të sinqertë.
Në fund, kur arrihet pasuria e fituar me çdo kusht, ata njerëz sillen vërdallë për ta blerë me para vatrën me ‘bukë, krip ëdhe zemēr’, por nuk e gjejnë më sepse shpirtgjerësia, fisnikëria e bujaria nuk blihet me para.
Kur njeriun e shikon në sy dhe e gënjen, e tradhton dhe e pre në besë, sigurisht që e prek në zemër dhe shpirt, e me këtë veprim, as paraja e botës nuk e ngjet më zemrën e thyer dhe shpirtin e lënduar.
Lakmia e tepërt për para, është e zeza e kresë. ‘Haram biti, haram giti’ – thotë populli, ashtu si vjen pasuria e pa sinqertë ashtu ua merr dikush ndër duar. Derisa dikur kthjellohen dhe e kuptojnë se atë që ia kanë bërë dikujt, ajo ju kthehet mbrapsht.
Mësimet e metafizikës shpjegojnë qartë ligjet e Universit, bie fjala energjia që lirohet nga ne, ajo kthehet.
Të dashurit e mi, mos harroni që jemi shqiptarë – një popull ndër më të lashtit, me rregulla, zakone e kulturë, gurëthemelet e të cilave i kemi vënë në Europë dhe më tej.
Kthehuni kah vlerat njerëzore dhe morale që i kemi trashëguar brezë pas brezi. Mos xhelozoni, por bashkohuni rreth njeriut të suksesshëm. Kur dikush përparon, përparojmë të gjithë.
Duajeni njëri-tjetrin, ndihmoni sa të mundeni dhe mos e lëndoni me vetëdije asnjë njeri. Kjo sepse nuk ikim nga kjo botë, pa i barazuar llogaritë këtu në këtë jetë.
Andaj duke u zgjuar në mëngjes me mendje të mirë, me qēllime të mira, e ngrisim njëri-tjetrin dhe arrijmë të krijojmē edhe para të mjaftueshme të gjithë së bashku. Por, mbi të gjitha arrijmē ta shijojmë një jetë të lumtur me një shpirt të pêrmbushur.
Ky është kuptimi i jetës”!